Shefkije Islamaj

Instituti Albanologjik mban konferencë jubilare shkencore për studiuesen Shefkije Islamaj

Instituti Albanologjik i Prishtinës ka organizuar sot konferencën shkencore jubilare, me rastin e 65 vjetorit të studiueses së këtij instituti prof,.dr. Shefkije Islamaj.

Konferenca ka për qëllim shpalosjen e kontributit të studiueses Islamaj në shkencën e albanologjisë, veçmas në gjuhësisë, duke mos lënë anash edhe kontributet tjera.

Për të nderuar kontributin shkencor të studiueses Islamaj me kumtesat e tyre janë prezantuar dhjetëra studiues të gjuhës dhe kulturës shqiptare, sipas të cilëve, Islamaj është ndër studiueset më me përvojë në IAP dhe dhe ka dhë një kontribut në punë shkencore të këtij instituti.

Hysen Matoshi, drejtor i IAP-së, ka thënë në fjalës e tij se arritje shkencore, kulturore dhe intelektuale e bëjnë studiuesen Shefkije Islamaj, ndër dijetarët më të dalluar, jo vetëm  të Instituti, por edhe në nivel vendi dhe në mbarë botën shqiptare.

“Dhjetëra vëllimet e botuara në veprimtari shkencore, me më shumë 400 njësi bibliografike  në kontribute të ndryshme shkencore, pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, kontribut në IAP e bëjnë Islamaj një studiuese me rezultate të dalluara në Albanologji”, ka potencuar në fjalën e tij drejtori i IAP-së, Hysen Matoshi.