Instituti Albanologjik kujton akademikun Idriz Ajetin

Instituti Albanologjik i Kosovës ka mbajtur një  mbledhje përkujtimore pas vdekjes së akademik Idriz Ajetit.

Akademik Idriz Ajeti ishte njëri ndër themeluesit e Institutit Albanologjik duke dhënë edhe kontribut në këtë institucione. Ndërsa një mandat ishte edhe drejtor i këtij instituti.

Drejtues të këtij institucione thanë më këtë se rast se Ajeti ka një vend të veçantë në shkencën albanologjike.

Hysen Matoshi, drejtor i IAP-së ka potencuar se pjesa më madhe e jetëshkrimit shekullor të profesor Ajetit është e ndërlidhur ngushtë me të gjitha fazat e themelimit  të këtij instituti.

“Profesori ynë ishte ndër bashkëpunëtorët e paktë të Institutit Albanologjik që në themelimin e tij më 1953, ishte pjesë e rëndësishme edhe me rastin e rithemelimit më 1967, si njëri ndër autoritetet kryesore të gjuhësisë shqiptare nga gjysma e dytë e shekullit XX e këtej”, ka thënë Matoshi.

Ndërsa gjuhëtari Qemal Murati, Shef I Degës së Gjuhësisë në këtë Institutit ka thënë se  jeta e profesor Ajeti ishte e me trinomin: punë, sakrificë, përkushtim.

Ndërsa ka shtuar se profilin e tij mund të karakterizohet tri momente thelbësore  shpirti i tij njerëzor dhe përmasa shkencore e shkollës ajetiane në gjuhësinë shqiptare.

“Profesor Idriz Ajeti është  një shkollë e vërtetë gjuhësisë shqiptare në Kosovë e jo vetëm, e cila duhet ndjekur e respektuar”, ka pohuar Murati.

Akademik Idriz Ajeti ka vdekur një ditë më parë më 13 shkurt 2019 në Prishtinës duke lënë pas vetës një kontribut të pasur në shkencën e albanologjisë.