Inspektoriati i Punës E AGK do inspektojnë mediat

Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli Pustina, dhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, do të takohen sot me qëllim të zyrtarizimit të nismës dy mujore.

Gjatë këtyre muajve do të inspektohen të gjitha mediet në vend, përkatësisht do të monitorohen nga afër kushtet në të cilat punojnë gazetarët dhe punonjësit e tjerë medial sikurse edhe inspektimi i gjendjes së përgjithshme të të drejtave të tyre. (Zyrat e AGK-së, ora 13:00)