Inspektori Tatimor Kallxon për Vjedhjet Tatimore

Puna e Njësitit Hetimor në Administratën Tatimore të Kosovës ka rezultuar me zbulimin e një rrjeti të organizuar kriminel biznesor megjithëse ky zbulim nuk ka qenë i kënaqshëm për disa nga zyrtarët e këtij institucioni.

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, tani Inspektor në Administratën Tatimore të Kosovës, Murat Mehmeti pavarësisht presionit që ka marrë në vendin e punës ka dalë publikisht për të treguar rrjetin e organizuar për evazion fiskal të më shumë se 200 bizneseve kosovare.

Ai ka raportuar në KALLXO.com për keqpërdorimet që janë duke u bërë në ATK përmes disa kompanive fantome.

Sonte në emisionin  ‘Jeta në Kosovë’, mund  të ndiqni rrëfimin e Murat Mehmetit se si kanë arritur këto biznese të udhëhequra nga një kontabilist  t’i ikin pagesave të tatimeve duke i shkaktuar kështu miliona euro dëme buxhetit të Kosovës.

“Nga dosjet e inspektoreve hetues te ndryshëm te regjioneve por edhe te Prishtinës, kane hase ne fatura fillimisht te tri kompanive, “Flaka”, “Loni”, “Xoni” dhe disa kompani te tjera me te vogla. E ne baze te informacioneve qe kemi marre ne, fillimisht kemi bere grumbullimin e informacioneve rreth personave dhe rreth bizneseve”, tha Murat Mehmeti.

Këtë javë Jeta Xharra, ju prezanton episodin e parë të trilogjisë ‘Vjedhja e organizuar tatimore’, ku do të mund të shihni në detaje mënyrën se si u zbulua kjo mënyrë e vjedhjes nga buxheti i shtetit të Kosovës dhe si u trajtua rasti në organet e drejtësisë dhe në ATK.

Sipas Mehmetit, të cilit i është ndërruar edhe vendi i punës, drejtoria në ATK-në ku ai punon nuk ka qenë edhe aq entuziaste për zbulimin.

“Me te thënë te drejtën unë në ATK kam shkuar që t’u ndihmoj ne zgjedhjen e problemeve dhe kam mendu që formimi i njësisë se hetimeve tatimore ka një qëllim të mirë që pjesën e kompetencave që nuk e kane pasur inspektoret e zakonshëm, ligji na i ka ofruar ato kompetenca neve që ta kemi rolin e policëve hetues, mirëpo vullneti i ATK, i drejtorisë, konkretisht i zëvendës drejtorit nuk ka qenë…”, tha Mehmeti.

Emisionin e sotëm ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: