Inspektori me dy aktakuza, i ngatërrohen data e gjykimit

Inspektori i ndërtimtarisë në Drejtorinë e Inspektorateve në Prizren, Nexhmedin Musliu nuk është paraqitur sot në Gjykatë.

Gjyqtari Xheladin Osmani angazhoi zyrtarët e gjykatës që nëpërmjet telefonit të kontaktonin me inspektorin e akuzuar, por Nexhemdin Musliu nëpërmjet telefonit i ka thënë gjykatës se i njëjti nuk e di për seancën e sotme por se ai dinte që seanca është e caktuar për datën 17 korrik.

Në pamundësi të vazhdimit të gjykimit, gjyqtari Osmani për seancën e ardhshme do të lëshoi urdhër arrest, dhe inspektori i akuzuar do të sillet në gjykatë nëpërmjet Policisë së Kosovës.

Nexhmedin Musliu akuzohet se në periudhën kohore 2016-2017 në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit në Prizren duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk ndërmerr konkluzion për rrënimin e katit të 8-të të kompleksit ndërtimor “Kastrati Comerc”, me pronar Nazmi Kastrati, i cili kishte leje ndërtimi por ka ndërtuar një kat pa leje në lagjen “Jeta e Re”.

Inspektori Nexhmedin Musliu përballet edhe me një aktakuzë tjetër për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e në atë rast pritet që të caktohen datat e shqyrtim gjyqësor.

Në të dy rastet Nexhmedin Musliu ishte deklaruar i pafajshëm, duke mos e pranuar fajësinë për akuzat e Prokurorisë së Prizrenit.

Kallxo.com ka raportuar  për aktakuzat ndaj inspektorëve të ndërtimtarisë.

Pos Nexhmedin Musliut, edhe dy inspektorë tjetre po përballen me aktakuza për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare.

Inspektori Bashkim Krasniqi po përballet me akuzat për mosrrënimin e  kamp-shtëpizave “Crazy Love“ të ndërtuara pa leje, për ët cilat fillimisht ishte dhënë leje ndërtimi për Fermë.

Ndërsa inspektori Enver Bytyqi  po akuzohet se nuk pengoi ndërtimin e objektit 13-katësh .

https://kallxo.com/inspektori-komunal-akuzohet-se-nuk-e-pengoi-ndertimin-e-objektit-13-katesh/

.