Foto: Arkiv

Inspektorët e Gjakovës Sërish Shpallen të Pafajshëm

Gjykata Themelore në Gjakovë ka liruar për herë të dytë nga akuza të dyshuarit nga Inspeksioni komunal i kësaj komune.

Drejtori e më pas koordinatori i Inspeksionit të Tregut, Faik Broboniqi, koordinatori i Inspeksionit të Ndërtimtarisë, Bajram Gjoshi dhe Drejtoresha e Inspeksionit dhe inspektorja e tregut, Iliriana Luzha- Mamusha dhe inspektori i ndërtimtarisë Behar Vula akuzoheshin nga Prokuroria Themelore për shpërdorim detyre pasi prej muajit shkurt deri më 31 dhjetor 2010 nuk kishin ndërmarrë veprime ligjore për të ndaluar ndërtimet pa leje në objektet banesore.

Prokuroria pretendonte se dëmi që i ishte bërë Komunës së Gjakovës nga ky mosveprim i inspektorëve ishte 307,802 euro.

Gjykata i kishte liruar nga akuzat të akuzuarit në shtator të vitit 2014, por Apeli e kishte kthyer rastin në rigjykim me rekomandimin që të bëhet një ekspertizë financiare.

http://kallxo.com/lirohen-ish-inspektoret-e-komunes-se-gjakoves/

Pasi Apeli kishte kthyer në rigjykim këtë çështje, Gjykata Themelore e Gjakovës kishte nisur për herë të dytë gjykimin ndaj të njëjtëve.

http://kallxo.com/nis-rigjykimi-i-ish-inspektoreve-te-komunes-se-gjakoves/

Trupi gjykues, shpalljen e Aktgjykimit të sotëm e bazoi në atë se nuk është provuar fajësia e tyre.