Inspektorati Policor i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Inspektorati Policor arreston tre zyrtarë policorë në Gjilan

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se qe disa ditë ka ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë në Gjilan me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit.

Ndaj të njëjtëve IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit më 13.06.2018, i cili rekomandim është zbatuar nga ana e Policisë.

Pas këtyre veprimeve hetimore, sot (18.06.2018) hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë arrestuar këta tre zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, njofton Inspektorati.

Sipas një komunikate të IPK-së, të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent.