Vendosja e shirirt në njërin nga objektet ku janë ndalur punimet, Foto: Komuna Prizren/Facebook
Inspektorati në Prizren Ndalon Punimet në Katër Objekte pa Leje
13.4.2018 - 15:37
Drejtoria e Inspektoratit në komunën e Prizrenit gjatë ditës i ka ndaluar punimet edhe në katër objekte.
Kjo është bërë për shkak të mungesës së lejeve ndërtimore.
“Pas zhvillimit të procedurave ligjore nga ana e inspektorëve komunalë, janë marrë masa adekuate konform ligjit ndaj këtij veprimi ilegal”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.