Inspektorati në Prishtinë gjobit personat qe zhvillojnë punime pa lejen e komunës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se inspektorati ka gjobitur një qytetar i cili po zhvillonte punimet pa e poseduar lejen e komunës.

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ Drejtori i Inspektorateve i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se do të gjobisë të gjithë ata të cilët pa lejen e komunës zhvillojnë punime në hapësirat publike.

“Dëmtimi i hapësirës publike apo zhvillimi i punimeve pa e poseduar lejen nga organi kompetent – nuk lejohet. Gjobë mandatore dhe Urdhëresë për kthim te asaj hapësire në gjendjen e mëparshme”, thuhet në postim të Tahirit.