Inspektorati në Obiliq rrënon një objekt pa leje në Shipitullë

Sot, inspektorët e Komunës së Obiliqit, kanë rrënuar një objekt në zonën e interesit të veçantë ekonomik në fshatin Shipitullë.

Sipas komunikatës të lëshuar nga Komuna e Obiliqit, drejtori i inspektoratit në këtë komunë thuhet se u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndërmarrin asnjë veprim që është e ndaluar me ligj për këtë zonë ekonomike.

Siç thuhet në komunikatë qytetarët me këto veprime vetëm do t’i shkaktojnë dëm vetës së tyre.

Drejtoria e inspektoratit në Komunën e Obliqit ka formuar task forcë prej katër inspektorëve që të jenë në monitorim 24 orësh në terren.