Inspektorati i Gjilanit i shqipton  gjobë qytetarit që kishte filluar krasitjen e drunjve në pronë publike

Inspektorati i Komunës së Gjilanit ka ndërprerë aktin e krastitjes së disa drunjve në pronën publike (trotuar) nga ana e një qytetari në lagjen “Dardania”, i cili e kishte ndërmarrë këtë veprim pa leje të organeve komunale.

“Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka njoftuar se me të marrë informatën, të premten në ora 16:00 ka dalë në vendin e ngjarjes, i ka bërë proces qytetarit në fjalë dhe i ka njoftuar organet e shtetit për procedur9 të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Tutje Komuna e Gjilanit ka apeluar te të gjithë qytetarët që të mos ndërmarrin veprime të tilla sepse kjo është në kompetencë të organeve komunale, përndryshe nuk do të ketë kompromis dhe do të pasojnë gjoba të rënda, ku me të njejtit do të merren gjykatat kompetente.