Inspektorati i Drenasit konfiskon mish pa afat

Komuna e Drenasit përmes një komunikate, njofton se Inspektorët komunal në bashkëpunim me Stacionin Policor në Drenas gjatë një inspektimi kanë vërejtur mall të dyshimtë, ku pas inspektimit një person është zënë duke bërë transport në veturën e tij me produkte të mishit me afat të skaduar.

“Gjatë inspektimit kanë vërejtur mall të dyshimtë dhe pas inspektimit, në procesverbal nr. 004271, është konstatuar se një person është zënë duke bërë transport në veturën e tij me produkte të mishit me afat të skaduar (78 kg) dhe pa faturë përcjellëse që është në kundërshtim me dispozitat e nenit 17 të Ligjit Nr. 04/L-121 për Mbrojtjen e Konsumatorit, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 21 (1) të Ligjit për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut Nr. 03/L-181, është bërë konfiskimi i mallit dhe asgjësimi i tij sipas dispozitave të nenit 18 të këtij Ligji”, thuhet në postimin e Komunës.