Inspeksioni urdhëron Ujësjellësin që të rregulloj terrenin ku kanë intervenuar

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri ka njoftuar së është dënuar Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, pasi që sipas tyre, në 13 intervenime që i kanë bërë në infrastrukturën rrugore nuk e kanë kthyer terrenin në gjendjen e mëparshme.

Tahiri përmes një postimi në ‘Facebook’, thënë së secila kompani që merr leje për intervenime në infrastrukturë, e ka për obligim ta kthej terrenin në gjendjen e mëparshme.

“Muaj më parë, i kemi paralajmëruar edhe publikisht, se nuk do t’i tolerojmë as kompanitë publike në rast se nuk iu përmbahen rregullave, vendimeve dhe pëlqimeve që marrin”, thuhet në njoftim.

Më tej ai ka thënë së do të vazhdojnë me inspektime në të gjitha pjesët e qytetit, dhe kudo që hasin raste të tilla, do të ndërmarrin masa.

“Kompanitë publike rajonale, do duhej të ishin shumë më të përgjegjshme karshi qytetarëve të Kryeqytetit, ku edhe inkasimi i të hyrave të tyre është maksimal”, ka shkruar Tahiri të premten.