Inspekcioni në Prishtinë vazhdon gjobat për sigurinë në vendpunishte

Inspekcioni në Prishtinë vazhdon gjobat për sigurinë në vendpunishte

Inspekcioni i Komunës së Prishtinës, ka vazhduar me shqiptimin e gjobave për kompanitë të cilat nuk i zbatojnë masat e sigurisë në vendpunishte.  Sipas njoftimit të Komunës, për çdo shkelje  kompanitë do të gjobiten dhe do të ndërpriten punimet.

“Mbikëqyrja e zbatimit të rregullave dhe vendimit për organizimin dhe masat e sigurisë në vendpunishte është përgjegjësi e jona, respektimi i tyre është obligim i të gjithë ndërtuesve në kryeqytet. Për çdo shkelje shqiptohet gjoba dhe ndërpriten punimet, prandaj është më e lehtë nëse ndiqen rregullat. Le të kujdesemi për Prishtinën që e duam, duke e mbajtur të pastër, respektuar rregullat dhe njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

 

 

https://kallxo.com/prishtine-komuna-gjobit-kompanine-per-mungese-te-rrethojave-ne-vendpunishte/

.