Inspekcioni në Prishtinë vazhdon aksionin kundër taksive ilegalë

Inspekcioni në Komunën e Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë, ka vazhduar me gjobitjen e taksive ilegalë, këtë herë në lagjen Dardania në kryeqytet.

Sipas drejtorit të Inspekcionit në këtë komunë,Adonis Tahirit, gjobat do të vazhdojnë kundër transportit ilegal të udhëtarëve.

“Inspekcioni dhe Policia me aksion në Dardani, kundër transportit ilegal të udhëtarëve”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social “Facebook”.