Foto: Protestoj

Iniciativa qytetare “Protestoj” paralajmëron protesta kundër korrupsionit

Iniciativa qytetare “Protestoj” ka paralajmëruar protesta kundër korrupsionit në institucionet e drejtësisë.

Sipas një publikimi në Facebook bëhet e ditur se përgatitjet për protestë kanë filluar dhe se ajo do të organizohet javën tjetër.

Iniciativa “Protestoj” bën thirrje për përkrahje për protestë për të luftuar pakënaqësitë qytetare në lidhje me mungesën e demokracisë dhe drejtësisë.

“Edhe 20 vjet mbas largimit të Millosheviqit, për qytetarët e Kosovës thirrjet “Drejtësi!”, “Demokraci!” janë hala aktuale. Situata e përkeqësume politike e kohëve të fundit është tregues i mungesës së demokracisë, parakushtit ma vital për funksionimin e nji shoqnie moderne. Korrupsioni i dalun sheshit në institucionet e drejtësisë e riaktualizon edhe njiherë kërkesën tonë të para 1 viti për veting në institucionet e drejtësisë. As kësaj radhe nuk do të rrimë të heshtun”, thuhet në njoftim

Përmes këtij njoftimi të shkurtë, ju bajmë me dije se #PROTESTOJ ka nisë përgatitjet ashtu që javën që vjen ta bajmë nji protestë për me adresu pakënaqësinë qytetare lidhun me mungesën e demorkacisë e drejtësisë. Detajet për protestën do të merren vesh ditën e hanë përmes nji konference shtypi për të cilën do të njoftohen të gjithë me kohë. Bashkohu tu thanë: Përveç që shkruj statusa, unë edhe #protestoj”, thuhet tutje në njoftimin e iniciativës.

“Protestoj”kishte protestuar disa herë me radhë gjatë vitit të kaluar duke kërkuar vetting në sistemin e drejtësisë.