Foto: Ilustrim/ Flickr

Incizim i Paautorizuar me Dron

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person të dyshuar, i cili ka kryer incizime me dron pa leje të Agjencionit të Aviacionit Civil.

Sipas raportit të përditshëm policor, incizimi i pautorizuar është raportuar mbrëmë rreth orës 20:00.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit droni është konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në muajin maj të vitit të kaluar, Policia e Kosovës kishte konfiskuar një dron, i cili xhironte ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

http://kallxo.com/policia-konfiskon-dronin-qe-xhironte-ndertesen-e-qeverise/