Incidentet në Prishtinë pjesë e rivalitetit të dy grupeve

Rivaliteti i dy grupeve të ndeshura me ligjin dyshohet të jetë shkaku i disa incidenteve të armatosura në Prishtinë.

Burime të KALLXO.com brenda policisë kanë sqaruar se incidentet e fundit në kryeqytet mund të ndërlidhen në një qërim hesapesh në mes dy grupeve.

Gjatë ditës u raportua për të shtëna me armë në afërsi të Xhamisë së Llapit ndërsa cak i sulmit ishte një i ri.

Burime të KALLXO.com thonë se kjo është vazhdimësi e sulmeve ndaj një grupi.

Disa ditë më parë një shok i viktimës së sotme ishte plagosur ndërsa po ashtu ditë më parë një shok tjetër është kidnapuar.

Tërë incidentet kanë ndodhur në dy javët e fundit pasi dy nga të dyshuarit janë liruar nga burgu ku po mbaheshin për vepra të tjera penale.

KALLXO.com mëson se rasti tani po hetohet prej Njësisë së Krimeve të Rënda

Lidhur me të rastin e të shtënave, sot gjatë ditës Policia kishte bllokuar rrugën ‘Zagrebi’ në kryeqytet.

https://kallxo.com/te-shtena-me-arme-ne-prishtine/