Incident në shkup, plagoset Valon Bala, funksionar i BDI-së

Një incident i armatosur ka ndodhur para pak minutash në Çair të Shkupit.

Ku nga të shtënat me armë zjarri afër marketit Prine, i plagosur ka mbetur një funksionar i BDI-së, raporton Indeksonline.

Bëhet fjalë për Valon Belën, aktualisht drejtor ekonomik në Kliniken e Shkupit nga rradhet e BDI-se.

Burime të Indeksonline mësojnë se ai është plagosur me dy plumba ndërsa menjëherë është dërguar në spitalin e qytetit.