Incident në Deçan, i përfshirë edhe kryetari Bashkim Ramosaj

Një incident është shënuar sonte në Deçan.

I përfshirë në incident është edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Ramosaj ka pranuar se ka qenë pjesë e një incidenti, por nuk ka dhënë shumë detaje.

“Ka qenë një provokim. Po besoj që Policia ka me dalë me një raport të saktë për këtë temë”, tha Bashkim Ramosaj për KALLXO.com.

Ai gjithashtu përmendi një aktivitet të ditëve të fundit, për të cilin tha se ka qenë motivi i incidentit.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë Rajonale të Pejës.

Zyrtarë të Policisë thanë se nuk kanë pranuar një informatë të tillë, për të cilën kryetari Ramosaj tha se është njoftuar Policia.

Po ashtu, incidentin e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Pejës.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha se dy persona janë ndaluar në lidhje me një vepër penale – lëndim I lehtë trupor.

‘’Lidhur me këtë rast, prokurori kujdestar ka ndaluar dy persona për veprën penale– lëndim i lehtë trupor”, tha Nikçi.

I pyetur nga KALLXO.com për përfshirjen e kryetarit Ramosaj në incident, Nikçi ka theksuar se janë duke hetuar rastin dhe se i njëjti nuk është në cilësinë e të dyshuarit.