Incident Mes Policisë e Qytetarit në Klinë

Një incident ndërmjet një qytetari dhe një patrulle të policisë ka ndodhur sot në Klinë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:50.

Një qytetar e ka dërguar në KALLXO.com një video në të cilën shihet policia dhe qytetari gjatë incidentit.

Sipas qytetarit që ka raportuar në KALLXO.com, vetura e një qytetari ka qenë e parkuar në një vend të palejueshëm ndërsa vozitësi i saj i cili kishte ardhur me vonesë te vetura kishte filluar të fjaloset me Policinë.

KALLXO.com ka pyetur Policinë e Kosovës në rajonin e Pejës për këtë incident por ata nuk kanë mundur ta konfirmojnë.