Inaugurohet Segmenti i Dytë të Autostradës “Arbën Xhaferi”

Sot inaugurohet segmenti i dytë të Autostradës “Arbën Xhaferi”, që do ta lidhë Prishtinën me Shkupin.

Në ceremoni, e cila mbahet në fshatin Bibaj të Ferizajt, do të marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit është e gjatë rreth 60 kilometra dhe kap vlerën prej afër 600 milionë eurosh.