Inagurohet restaurimi i Katedrales së Artanës

Kryeministri Ramush Haradinja ka marrë pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të restaurimit të Katedrales së Artanës (ish Novobërda), një monument me rëndësi për trashëgiminë dhe historikun mesjetar të kësaj qyteze.

Katedralja e Artanës që gjendet në arealin e pjesë së vjetër të qytetit të Artanës është duke u rinovuar në tërësi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës me mbështetje financiare të Ambasadës Gjermane, konkretisht nga programi i ruajtjes kulturore nga Zyra Federale për Punë të Jashtme e Gjermanisë.

 

Përmes një komunikate për media, zyra e kryeministrit, njofton se pasi ka përshëndetur ndihmën gjermane për ringritjen e këtij monument dhe punët që po bëhen nga IAP, kryeministri Haradinaj, ka potencuar se në Kosovë ekzistojnë plot vlera të përbashkëta, vlera që nuk ndajnë, por bashkojnë.

Kryeministri Haradinaj tha më tej se është kurioz për origjinën tonë, se kush kemi qenë nëpër mijëra vjet, sepse janë 8000 vjet të shënuara, të evidencave të ekzistencës së jetës dhe të një vazhdimësie në këto treva.

“Rasti i kësaj katedraleje, është vlerë e përbashkët me Gjermaninë dhe Kosovën së atëhershme, në kohën kur ka pasur marrëdhënie tregtare dhe bashkëpunime të tjera, por edhe bashkëjetesë në Kosovë. Nëse iu jepet përkrahje ashtu siç iu thanë arkeologët, ata janë në gjendje ta nxjerrin në dritë një thesar të madh që e ka Artana, dhe në këtë mënyrë të ecet përpara”, ka pohuar Haradinaj.

Më tej ai ka thënë se gjatë kohës sa ai është në krye të ekzekutivit kosovar, Gjermania ka dhënë mbi 100 milionë donacione për projekte jashtëzakonisht me rëndësi për jetën e qytetarëve tanë, për jetën praktike.

Kurse, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka çmuar punë që po bënë IAP-ja për renovimin e këtij monumenti.

“Instituti Arkeologjik po bëjnë një punë të mirë për kulturën dhe historinë e këtij vendi dhe se ndihet i lumtur që ambasada gjermane e ka mbështetur këtë projekt të Institutit Arkeologjik të Kosovës”, ka thën Heldt, sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit.

Një fjalë ka mbajtur edhe Enver Rexha, drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës, i cili e konsideroi si mjaft të rëndësishme fakti e promovim të punës së IAP- së tyre për trashëgiminë kulturore, shekullore të Kosovës.