Katedralja Shën Tereza | Foto: KALLXO.com

Imzot Dodë Gjergji: Ata që Prenë Mikun në Besë Mund ta Dorëzojnë edhe Kryeministrin

Imzot Dodë Gjergji në meshën e pashkëve ka folur edhe për zhvillimet politike në vend.

Ai ka konstatuar se janë prerë miqtë në besë, duke aluduar në deportimin e shtetasve turq.

“E si duket, me ato çfarë kemi dëgjue sot ndoshta këta që kanë pre mikun në besë dje, nesër do të jenë të gatshëm ta dorëzojnë edhe Kryeministrin”, tha imzot Dodë Gjergji.

Ai tregoi edhe si manifestohet vrazhdësia.

“Sa më e zbehtë është dashuria, aq më e qartë shfaqet vrazhdësia e urrejtjes që që përfshin nëpërmjet konflikteve të brendshme të klasës politike, nëpërmjet përplasjes me komunitetin ndërkombëtar, ose veprimeve që shkelin të drejtat e njeriut, duke e pre mikun në besë”, tha prijësi fetar i katolikëve kosovarë.

Imzot Dodë Gjergji deklaroi se këto zhvillime po varfërojnë shpirtin.

“Po të shohim realitetin tonë ai dëshmon se mungesa e dashurisë na e ka varfnu shpirtin dhe po na e bren dalëngadalë zemrën”, tha Gjergji.

Ai konsideroi se ka mungesë dashurie dhe keqpërdorim të besimit të popullit.

Mesha e pashkëve nisi në orën 21:00.