Imer Beka konfirmon arrestimin e Ismet Osmanit (Currit)
Është arrestuar pronari i disa bizneseve në Kosovë, Ismet Osmani i njohur me emrin “Curri”.
Arrestimin e “Currit” e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.
Ai u përgjigj shkurt në pyetjen e KALLXO.com për arrestimin e Ismet Osmanit.
“Po, por rastin e ka një prokuror nga ai mund të merrni detaje”, tha Kryeprokurori Beka.
Arrestimi i “Currit” është bërë në lagjen “Marigona”.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Departamentin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës në lidhje me rastin.
Zëdhënësi i DPP-së, Baki Kelani ka thënë për KALLXO.com se është duke u zhvilluar një operacion policor.
“Mund të ju konfirmojmë se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas një hetimi të gjatë është duke realizuar një operacion policor i cili përfshin disa lokacione”, tha Kelani për KALLXO.com.
Ai shtoi se pasi të përfundoj operacioni do të dalin me detaje të reja.