Zeqirja Qazimi në në Gjykatën e Apelit. Foto: Kallxo.com

Imami Zeqirja Qazimi Kërkon Pafajësi në Apel

Imami nga Gjilani Zeqirja Qazimi dhe të dënuarit tjerë në rastin ndaj grupit të tij janë paraqitur të hënën në Gjykatën e Apelit ku ka nisur shqyrtimi i ankesave ndaj vendimit të Gjykatës Themelore pas ankesave nga ana e prokurorisë dhe mbrojtjes së të dënuarve.

Në maj të këtij viti, Qazimi, ish- imam në xhaminë “El Kudusi” në Gjilan, qe dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj nën akuzën për terrorizëm.

Me Zeqirja Qazimin, për pjesëmarrje në grup terrorist akuzoheshin edhe Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba.

Ilir Berisha qe dënuar me 8 vjet burg, Sadat Topojanin me 7 vjet e 6 muaj, Ilir Krraba me 5 vjet, Burim Ballazhi me 4 vjet e 6 muaj, Jetmir Kyçyku me 4 vjet dhe Liridon Kabashi 3 vjet burg.

Të akuzuarit Berisha, Kabashi e Ballazhi gjatë gjykimit kishin pranuar fajësinë.

Mbrojtja e të akuzuarve të hënën deklaroi se mbetet në tërësi pranë ankesave të bërë kundër Aktgjykimit te Gjykatës Themelore te Ferizajt.

Avokati Murat Demolli, mbrojtës i te akuzuarit Zeqrija Qazimi, e kishte ankimuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore te Ferizajt, duke u thirrur në “shkelje esenciale te dispozitave te Kodit te Procedurës Penale, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike, shkelje të ligjit penal si dhe vendimit mbi dënimin”.

Demolli në ankesën e tij ka thënë se Aktgjykimi nuk përmban datën kur është përpiluar me shkrim. Poashtu, sipas tij, dispozitivi i aktgjykimit është i pakuptueshëm, kundërthënës dhe i bazuar ne prova selektive.

http://kallxo.com/blindohet-gjykata-para-vendimit-per-zeqirja-qazimin/

Edhe avokatët e të akuzuarve tjerë në këtë rast e kanë ankimuar aktgjykimin e shkallës së parë në këto baza.

Disa nga avokatët pas elabormit të ankesave nga kolegji i Gjykatës së Apelit kërkuan që ndaj te mbrojturve te tyre te zbutet dënimi pasi e kanë pranuar fajësinë, disa te tjerë kërkuan që rasti  të kthehet në rigjykim. Të tjerë kërkuan qe klientët e tyre të lirohen nga akuzat.

Të akuzuarit në fjalën e tyre para kolegjit te Gjykatës se Apelit deklaruan se pajtohen me mbrojtësit e tyre dhe mbesin pran ankesave te cilat i kanë paraqitur mbrojtësit e tyre.

Pas referimit te ankesave dhe pas elaborimit te tyre nga avokatët, kolegji i njoftoi palët që vendimin në lidhje me këtë rast do ta marrin brenda aftit ligjor.

http://kallxo.com/transkripti-i-deklaratave-te-imamit-zeqirja-qazimi-ne-gjykate/