IKShPK thirrje qytetarëve: Kujdes ku po ushqeheni!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të kenë kujdes se ku po ushqehen dhe çka po hanë.

Këtë apel IKShPK e ka bërë me rastin e ardhjes së stinës së verës, kur, sipas Institutit, duhet pasur kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit.

Instituti tërheq vërejtjen se pakujdesia mund të rezultojë me rrezik për jetën e qytetarëve.

Ky është njoftimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës :

“Jemi në sezonin e verës! Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

MOS HANI USHQIM KUDO!

PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!

Çdo minutë sëmuren 44 persona, sot në botë sëmuren 23 milion persona në vit nga ushqimi jo i sigurtë dhe 4700 persona në vit vdesin nga ushqimi jo i sigurtë!

Këto të dhëna të OBSh janë vetëm maja e ajsbergut! Të dhënat e sakta nuk dihen! ».