Shtatorja e Ibrahim Rugovës

Ibrahim Rugova sot do të Festonte Ditëlindjen e 73-të

Sot është ditëlindja e Ibrahim Rugovës, presidentit të parë të Kosovës të njohur ndërkommbëtarisht.

Sikur të ishte gjallë, Ibrahim Rugova sot do të festonte ditëlindjen e 73-të.

Presidenti historik i Kosovës lindi më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut në vitin 1944.

Ai ishte president i Kosovës nga viti 1992 deri në vitin 2000 dhe nga 2002-ta deri në vitin 2006.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar sot homazhe te varri i Rugovës dhe vizitë në familjen e tij.

Ibrahim Rugova vdiq në vitin 2006 pas një sëmundjeje të rëndë.