Blerta Iberdemaj, Zyra Ligjore, BIRN

Iberdemaj: Krerët e sistemit të drejtësisë nuk kanë prona të përbashkëta me gratë e tyre

Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” u transmetuan hulumtimet e BIRN-it për regjistrimin e pronave të përbashkëta në,  emër të dy bashkëshortëve, hulumtim i nisur një vit më parë dhe i cili përfshiu zyrtarë shtetërorë e lokalë.

Blerta Iberdemaj, nga Zyra Ligjore e BIRN dhe Internews Kosova, tregoi në lidhje me kërkesat që i janë dërguar zyrtarëve shtetërorë, lokalë e atyre të drejtësisë në lidhje me regjistrimin e pronave në emër të përbashkët me bashkëshortët e tyre.

“Në kuadër të projektit për avancimin e të drejtave pronësore që nga qershori jemi duke realizuar një hulumtim në lidhje me regjistrimin e pronave të zyrtarëve të lartë të cilët mbajnë poste të rëndësishme në vendin tonë. Kemi kontaktuar afro 2000 zyrtarë të lartë të vendit tonë nga të cilët kemi marrë përgjigje nga një numër shumë i vogël i tyre. Por çka është më shqetësuese është se nga përgjigjet që kemi pranuar rezulton se  5%  e përgjigjeve që kemi pranuar kanë pronë të përbashkët me bashkëshortet e tyre”, tha Iberdemaj.

Iberdemaj tregon edhe për sistemin e drejtësisë dhe drejtuesit e gjykatave e prokurorive.

“Faza tjetër e projektit ka vazhduar me kontaktimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit tonë por shqetësues është fakti se edhe gjyqtarët dhe prokurorët kanë hezituar të na japin përgjigje mbi regjistrimin e pronave të paluajtshme, as Kryeprokurori i Prokurorisë së Shtetit Aleksandër Lumezi nuk ka pronë të regjistruar në emër të përbashkët me bashkëshorten e tij, ndërsa vetëm dy prokurë kanë të regjistruar pronë të përbashkëta me bashkëshortet e tyre. Po ashtu nga Kryetarët e Gjykatave rezulton se asnjë nuk e ka të regjistruar pronën në emër të bashkëshortes vetëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka të regjistruar pronën në emër të vet dhe të bashkëshortit të saj”, tha Iberdemaj.

“Drejtësia në Kosovë” në shumë emisione dhe hulumtime ka dëshmuar se gratë kanë ende probleme që të jenë bashkëpronare në prona.

Pronë e përbashkët e bashkëshortëve – nënkupton pasurinë e krijuar gjatë jetës në martesë e cila regjistrohet si pronë e përbashkët, administrohet bashkërisht dhe nuk mund të tjetërsohet pa pëlqimin e bashkëshortëve.

Në bazë të këtij Udhëzimi Administrativ, autoritetet publike janë të obliguara që të zbatojnë masa të veçanta të përkohshme me qëllim të rritjes së numrit të grave të regjistruara si pronare të përbashkëta si dhe me qëllim të përshpejtimit të realizimit të barazisë faktike midis burrave dhe grave në të drejtën pronësore.

https://kallxo.com/asnje-gjyqtar-i-gjykates-supreme-nuk-ka-prone-te-perbashket-me-grua/?fbclid=IwAR09fXm_o3BKNpy84fd8rppJYke2NImDbxbOD5uguK6gH5BgBjMUYeqtX6I

42 Kandidatë nuk e Kanë Regjistruar Pronën Bashkë me Gratë