IAP  mban tryezë shkencore për Zekeria Canën

Instituti Albanologjik i Prishtinës do të mbajë nesër, më  10 janar 2019, tryezën shkencore “Jeta dhe vepra shkencore e Prof.dr. Zekeria Canës”.

Tryeza do të mbahet në IAP dhe pritet që studiuesit të shumët të shpalosin veprimtarinë shkencore dhe patriotik të Zekeria Canës.

Historiani Memli Krasniqi, shef i Degës së Historisë në IAP, e cila edhe organizon tryezën ka thënë në një prononcim për Kallxo.com se qëllimi i tryezës është përkujtimi i jetës dhe veprës së prof. dr. Z. Canës, sidomos siç ka thënë ai më tej, sjellja në qendër të vëmendjes, kontributin e tij në fushën e marrëdhënieve shqiptaro-serbe 1908-1912, gjatë së cilës u bënë përpjekje të një përafrimi me serbët.

Por, ka shtuar Krasniqi fatkeqësisht, ngjarjet e mëvonshme vetëm sollën robërimin e një pjese të  madhe të shqiptarëve nga mbretëria serbe dhe aleatet e tjerë ballkanik.

“Loja e tyre e dyfishte dhe politika e tyre: Kosova është edhe e shqiptarëve edhe e serbeve dhe në rast  ndryshimit te rrethanave ajo është vetëm serbe. Qëndrime që shteti serb ka edhe sot, pas 100 vjetëve, ndaj Kosovës dhe shqiptarëve”, ka thënë historiani Krasniqi.