Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Ia Vjedhin 11,800 Euro në Shtëpi

Njësitë policore janë duke e hetuar një rast të një vjedhjeje që ka ndodhur dje në Mitrovicë.

Viktima femër e komunitetit serb është ankuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e saj dhe nga aty kanë arritur të vjedhin 11.800 euro.

Në raportin e saj të përditshëm, Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar  15 persona të dyshuar të përfshirë kryesisht në raste si vjedhje, grabitje, armëmbajtje pa leje, etj.