BE ia Vazhdon Mandatin EULEX-it

Këshilli Evropian ka vendosur sot t’ia vazhdojë mandatin misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë deri më 14 qershor 2018.

Po ashtu, Këshilli ka miratuar një buxhet të kombinuar për misionin në vlerë prej 63.6 milionë eurosh për periudhën  15 qershor 2016 – 14 dhjetor 2016 për operacionet e tij në Kosovë dhe nga 14 qershori 2017 për dhomat e posaçme dhe zyrën e prokurorisë speciale.

EULEX-i ka nisur misionin e tij në Kosovë në vitin 2008.