Ia merr veturën për ta provuar, nuk ia kthen më gjilanasit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në komunën e Gjilanit, i cili kishte mashtruar viktimën mashkull se do ta voziste veturën e tij, për ta kontrolluar gjendjen para blerjes dhe nuk ia ka kthyer më.

Pas arrestimit të personit të dyshuar, me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.