I Vihet Zjarri Veturës Zyrtare në Ferizaj

Zyra për Informim  e Policisë në Ferizaj njofton se mbrëmë rreth orës 23:25, kanë marrë informatën se në rrugën “Mustafë Goga” në Ferizaj është duke u ndezur një veturë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe njësiti i zjarrfikësve ka intervenuar duke e lokalizuar zjarrin.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, raportohet se bëhet fjalë për veturë të tipit Toyota pronë e Administratës Tatimore të Kosovës. Vetura ka pësuar dëme nga zjarri vetëm në brendi, ku edhe është gjetur një gur me të cilin është thyer xhami,” thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën me dije se hetuesit policorë në konsultim me prokurorin e shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin, ndërsa ende nuk ka të dyshuar lidhur me këtë rast.

Administratës Tatimore i është djegur edhe një veturë tjetër në parkingun e Komunës së Mitrovicës më 13 dhjetor 2015, kur nga zjarri në lokacione të ndryshme të vendit u përfshinë edhe tri vetura tjera zyrtare.

http://kallxo.com/kater-vetura-zyrtare-ne-flake/

Këtij institucioni i janë dëmtuar edhe vetura tjera gjatë protestave të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/bilanci-i-veturave-te-demtuara-te-administrates-tatimore/

Vetura zyrtare i është djegur edhe Hamdi Ibrahimit, kryetarit të Gjykatës të Gjykatës Themelore të Prishtinës më 20 dhjetor.

http://kallxo.com/hamdi-ibrahimi-djegia-e-vetures-sulm-ndaj-drejtesise/

Vetura iu dogj edhe një zyrtari të Ministrisë së Kulturës më 29 dhjetor.

http://kallxo.com/digjet-vetura-zyrtare-e-keshilltarit-te-kujtim-shales/

Një veturë tjetër zyrtare e Qendrës për Punë Sociale u dogj po ashtu në parkingun e veturave të Komunës së Mitrovicës më 2 janar 2016.

http://kallxo.com/nje-veture-zyrtare-digjet-ne-mitrovice/