'I vetëm në banesë’, sot në Teatrin e Gjilanit

Komedia “I vetëm në banesë” me tekst të Avni Shkodrës dhe regji të Natyra Kallabës shfaqet sot reprizën në mbrëmje, duke filluar nga ora 21:00, në Teatrin Qytetit të Gjilanit.

Shfaqja është një komedi mjaft argëtuese e cila ka arritur të ngjitet në skenën e Teatrit të Gjilanit mbi 20 herë.

Shfaqja rrëfen botën imagjinare të Artanit, një skenarist i cili duke shkruar një skenar futet në botën imagjinare të tij, duke humbur edhe sensin e realitetit, duke i komplikuar edhe më shumë situatat me personazhet që e rrethojnë.

Luajnë: Alban Shahiqi, Mejreme Berisha, Emine Toska, Safete Mustafa, Njomëza Kalaveshi, Tringa A. Hasani.