‘I vetëm në banesë’ jepet sot në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj

Shfaqja “I vetëm në banesë” me tekst të Avni Shkodrës dhe regji të Natyra Kallaba, shfaqet sot në Teatrin “Adriana Abdullahu” të Qytetit të Ferizajt.

Shfaqja jepen në ora 20:00 ndërsa sjellë një dinamikë dhe situata fantastike, të një natë kur protagonisti mbetet vetëm në banesë.

Shfaqja është produksioni i teatrit të Gjilanit, kurse në Ferizaj jepet si shfaqje mysafire në kuadër të bashkëpunimeve ndërmje teatrove profesioniste në vend.

Ne shfaqje luajnë: Alban Shahiqi Mejreme Berisha Emine Toska Safete Mustafa Njomëza Kalaveshi Tringa A. Hasani.