I vdekuri nga aksidenti i djeshëm ishte punëtor i Bechtel-Enkas - FOTO

Personi i cili vdiq pas aksidentit të djeshëm në autostradën ‘Arben Xhaferi’ ishte punëtor i kompanisë ‘Bechtel-Enka’.

KALLXO.com kupton se viktima ishte goditur nga vetura derisa ishte duke punuar në këtë autostradë.

Gjatë ditës, KALLXO.com ka kontaktuar edhe më zëdhënësen e kësaj kompanie, Ela Ruci.

Ruci e konfirmoi së viktima ishte punëtor i Bechtel-Enka-s, por kur u pyet nëse ishte gjatë orarit të punës, ajo iu shmang pyetjes.

“Mund të konfirmoj se personi i aksidentuar dje ishte punëtor i Bechtel-Enkas”, u prononcua shkurt ajo.

KALLXO.com gjithashtu ka kontaktuar më kryeinspektorin e Punës, Basri Ibrahimi i cili nuk deshi të lëshohet në detaje për momentin.

“Kam informata por nuk mundem me iu konfirmu asgjë njëherë pa u kry hetimet”, deklaroi Ibrahimi.

KALLXO.com ka raportuar dje (21 maj) së një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën ‘Arbën Xhaferi. Të përfshira në këtë aksident janë të dy veturave dhe një kamionete.

Ndërkaq, sot u raportua se një person ka vdekur si pasojë e aksidentit të mbrëmshëm në mes të dy veturave dhe një kamionete, në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, gjegjësisht në zonën e Lipjanit.

KALLXO.com është në pritje nga Policia e Kosovës lidhur më detaje tjera.