I vdekuri në Dubravë tentoi tri herë të vetëvritej

Burime të KALLXO.com brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë sqaruar se personi i cili u gjend sot i vdekur në Dubravë kishte tentuar të paktën tri herë të vetëvritej.

Ai sipas këtyre burimeve ishte duke u mbajtur në burg nënë dyshimet se kishte vrarë vëllanë e tij me sëpatë ndërsa nga ajo kohë kishte tri tentativa për vetëvrasje.

Gjatë kohës i burgosuri ka qëndruar edhe në spitalin e psikiatrisë ku sipas burimeve ishte trajtuar nga mjekët dhe kishte dhënë përmirësime.

Kallxo.com raportoj se një i burgosur është gjetur i varur sot në orët e hershme të mëngjesit në burgun e Dubravës.

Rastin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Policia është njoftuar se sot rreth orës 4 e 25 minuta, një person me inicialet I.K, nga komuna e Malishevës është vetëvarur. Është njoftu edhe prokurori, si dhe të gjitha njësitë kanë dalë në vendngjarje. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion “, tha Ibraj për KALLXO.com.