(Arkivë) Aksident - Foto: KALLXO.com

I vdekuri në aksidentin afër Prishtinës, shqiptar i Maqedonisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:50 në autostradë në zonën e fshatit Trudë të Prishtinës ka mbetur i vdekur një person.

Viktima është një shqiptar i Maqedonisë.

Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni me tabela vendore dhe një veture me tabela të huaja.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur pasagjeri i veturës, kurse vozitësi  ,shtetas i Maqedonisë, është dërguar në QKUK për tretman mjekësore.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar mjeku kujdestar.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore, njësiti i zjarrfikësve dhe prokurori i shtetit.

Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, kurse dy vozitësit e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, njëri prej tyre nën mbikëqyrjen policore në QKUK-së.