I nominuari i PDK-së për anëtar në KQZ tregon se pse nuk mori pjesë në dekretim te Presidenti

Ilir Gashi, i nominuari nga Partia Demokratike e Kosovës për anëtar të KQZ-së, sot nuk ka shkuar për dekretim te Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Gashi i kontaktuar nga KALLXO.com tha se nuk ka mundur të shkojë pa u nominuar edhe anëtari tjetër i koalicionit PAN.

I pyetur se nga cili subjekt do të jetë i nominuari tjetër, Gashi tha se nuk është përgjigje të cilën mund ta japë ai.

“Nuk isha për shkak derisa të nominohet edhe anëtari tjetër i koalicionit PAN pastaj do të shkojmë të dytë së bashku”, tha Gashi.

Ai gjithashtu tha se nuk e di se kur do të dekretohen dy anëtarët e koalicionit PAN.

Pas një viti bllokadë, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka emëruar tetë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

https://kallxo.com/pas-nje-viti-vonese-presidenti-dekreton-anetaret-e-kqz-se/