I moshuari në shtëpinë e pleqve kanoset nga mbikëqyrësi

Një person i moshuar, banor në shtëpinë e pleqve në Gorakoc të Istogut ka raportuar në polici se është kanosur.

Policia ka njoftuar se viktima ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari, mbikëqyrës i kësaj qendre.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon në procedurë të rregull.