Foto Arkiv - Ilustrim

I mitur pësoi lëndime si pasojë e rrëzimit nga rimorkio

Një i mitur në Malishevë  është lënduar dje aksidentalisht, duke u rrëzuar nga rimorkio.

Sipas njoftimit, derisa i dyshuari ka qenë duke mbledhur kanaçe, nga rimorkio aksidentalisht është rrezuar viktima i mitur.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore, për të cilat është dërguar në QKUK.

Sipas mjekut kujdestar lëndimet e të miturit janë të lehta, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.