Prapa grilave - Ilustrim

I merr para gruas me shantazh seksual

Një person është arrestuar nën dyshimet për shantazh seksual ndaj një grua-vajze.

Policia ka njoftuar se i dyshuari në vazhdimësi ka shantazhuar viktimën me publikimin e materialeve intime.

Sipas dosjes së Policisë i dyshuari i ka marrë para viktimës duke e përdorur shantazhin.

“Lidhur me rastin me 05.03.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka shantazhuar viktimën femër K-Shqiptare me publikimin e disa fotove diskredituese duke e detyruar t’i japë para në shuma të ndryshme. Me vendim të prokurorit i dyshuar dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.