I Kërkuari nga Policia Flet në Protestë

“Republika e vjetër ishte republikë e negociatave… ne jemi për republikën e re, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, për zgjedhje të reja,” tha Molliqaj.

A i tha se opozita nuk do të ndalet asnjëherë deri sa Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa të japë dorëheqje.

“Ata sot janë pakica dhe në jemi shumica,” deklaroi Molliqaj, duke iu referuar përkrahësve të qeverisë që sipas tij janë të pakët.

“Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa  përfaqësojnë idenë e projektit ndërkombëtar, ata e tradhtuan betimin e dëshmorit të kombit si dhe të ushtarit të Kosovës, mjekut dhe të punëtorit,” tha Molliqaj.

Ai është duke iu shmangur arrestimit policor, ndërsa policia po e kërkon për nxjerrje nga makina të Shasivar Haxhiajt, këshilltarit të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi më 18 nëntor 2015.

Pasi ky këshilltar i ministrisë u nxor nga makina, kjo makinë u dëmtua. Më 18 nëntor të vitit të kaluar qe arrestuar deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi.

http://kallxo.com/demtohet-vetura-e-keshilltarit-te-memli-krasniqit/