I kërkon 200 euro në shkëmbim të kalimit të kufirit

Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar në polici se deri sa po udhëtonte me një autobus, në kufirin Hungari- Serbi vozitësi i autobusit i ka kërkuar  200 euro.

Sipas njoftimit të policisë, arsyeja e kërkimit të parave ishte, që shtetasi i Shqipërisë të shpëtoj nga autoritetet serbe, të cilët sipas raportit donin ta kthenin prapa.

Policia ka njoftuar edhe se ngjarja ka ndodhur në pikën e kalimit kufitar në Merdare.

Sipas njoftimit, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti ka vazhduar të hetohet në procedurë të rregullt.

Policia nuk ka dhënë detaje nëse për të njëjtin rast ka të arrestuar.