I gjejnë tri qese me narkotikë, arrestohet prizrenasi

Një burrë është arrestuar në Prizren pasi i është gjetur një sasi e substancës narkotike.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me peshë prej 7.37 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Tutje është bërë e ditur se me urdhër te prokurorit, i dyshuari është liruar ne procedurë të rregullt.