Foto: Ilustrim

I dyshuari rrah dy gra, arrestohet për dhunë në familje

Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Gjilan.

Sipas njoftimit të policisë, në lidhje me këtë rast është arrestuar  një person i dyshuar i cili kishte ushtruar dhunë fizike tek dy viktimat gra.

Si pasojë e dhunës, policia ka njoftuar se viktimat e këtij rasti kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.