Leutrim Latifi (majtas) e Kastriot Shala, të kërkuarit nga policia, Foto: Facebook

I dyshuari që tallej me Policinë e Kosovës ekstradohet nga Mali i Zi

Për një kohë ishte në arrati dhe po kërkohej nga ana e policisë për grabitje. Leutrim Latifi i cili në shkurt të këtij viti është arrestuar nga autoritetet malazeze është ekstraduar gjatë ditës së sotme.

Burime të KALLXO.com thonë se Leutrim Latifi është ekstraduar, intervistuar dhe tani është dërguar në qendër të ndalimit.

Leutrim Latifi është arrestuar në Mal të Zi pas një kohe të gjatë kërkimi nga ana e Policisë.

Policia e Kosovës vazhdimisht kishte kërkuar bashkëpunimin nga ana e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e Leutrim Latifit dhe Kastriot Shalës.

Policia e Kosovës me 16 tetor të vitit 2018 përmes një komunikate ka njoftuar se është në kërkim të tre personave të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në disa raste të grabitjeve, ku ndër të kërkuarit ishte edhe Latifi.

Më 3 janar të këtij viti deri sa kishte ndodhur një grabitje në marketin “Meridian” në lagjen Dardania në Prishtinë, Kastriot Shala e Leutrim Latifi ishin shfaqur në shoqëri të njëri-tjetrit, me një fotografi në rrjetin social “Facebook”.

Postimin e tyre ata e kanë shoqëruar me mbishkrimin ‘E sa njeri ka ba turr, e u hi nër tavolinë si [qen]”.

KALLXO.com me 16 prill kishte raportuar për arrestimin e Leutrim Latifit nga policia malazeze.