I dyshuari për vrasjen e vjehrrit ende në arrati

Një burrë është vrarë të mërkurën në Prishtinë. Dyshohet se i dyshuari ka sulmuar me thikë babanë e bashkëshortes së tij. Viktima nuk ka mund t`u përballoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në QKUK. I dyshuari gjendet në arrati kurse trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion, njofton Policia.