Foto-ilustrim

I digjet vetura deri sa ishte duke pritur në kolonë

Policia ka marrë një raportim për një automjet në Jarinje, i cili derisa ishte në kolonë duke pritur ka filluar të dalë tym nga automjeti.

‘’Me të vërejtur zjarrin zyrtarët policor kanë intervenuar, fillimisht i kanë larguar tre persona që ishin brenda në automjet, pastaj me anë të aparatit për zjarrfikje janë munduar, por që nuk kanë arritur ta fikin zjarrin. Zjarrëfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar’’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte rreth orës 18:00.